Malazezët i çojnë në ferr Titon, Marksin dhe Engelsin

Kisha e Ringjalljes, e sapondërtuar në Kryeqytetin Podgoricë, tashmë ka marrë shumë kritika për dizajnin e saj. Kritikët thonë se kisha nuk duhet të interferojë në politikë. Kjo është çudia që vjen nga afreskat e një kishe në Mal të Zi.

Lajme

01/02/2014 21:06

Një kishë në Malin e Zi ka ngjallur polemika teksa ka shfaqur një afresk ku përshkruan liderin komunist jugosllav Josip Broz Tito në flakët e ferrit së bashku me Karl Marx dhe Friedrich Engels.

Kisha e Ringjalljes, e sapondërtuar në Kryeqytetin Podgoricë, tashmë ka marrë shumë kritika për dizajnin e saj.

Kritikët thonë se kisha nuk duhet të interferojë në politikë.

Veprat e filozofëve Marx dhe Engels ishin të detyrueshme që të lexoheshin në Mal të Zi kur ajo ishte pjesë e Jugosllavisë komuniste.

 

Një lider i kishës, i quajtur Dragan, ka thënë për agjencinë France-Press, se Marx, Engels dhe Tito “personifikonin komunizmin djallëzor në Ballkan” dhe se artisti duhet që t’i “lejohet liria që të shoh gjërat siç ai do”.

Sidoqoftë, ai shtoi se : “Ai nuk mund të paragjykohet, në emër të kishës, se kush e ka vendin në parajsë e kush në ferr”.

Autori i këtij afresku akoma është anonim.

Vizitorët e kishës janë të ndarë në mendimet e tyre se nëse duhet  që ky afresk të qëndrojë aty apo jo.

“Kisha nuk duhet të interferojë në botën sekulare dhe të përcaktojë se kush meriton një vend në ferr apo në parajsë”, thotë avokati Rade Stankovic.

 

Por vizitori tjetër, i quajtur Milos, tha se komunizmi kishte shkaktuar “shumë gjëra të këqija”,

“Shumë njerëz janë vrarë në emër të ideologjisë së promovuar nga Marx, Engels dhe nga ndjekësit e tyre”, thotë ai.

Kisha nuk është vetëm një ndërtesë fetare në Mal të Zi pavarësisht figurave të vendosura në muret e saj që janë të figurave nga shekulli i 20’të.

Një manastir në Ostrog tregon Hilterin, Leninin dhe Titon së bashku me Judën, i cili tradhtoi Jezusin.