Malajzia arreston një kosovar për bashkëpunim me ISIS-in

Autoritetet e Malajzisë dhe të Shteteve të Bashkuara kanë bërë të ditur se një shtetas i Kosovës është arrestuar në Kuala Lampur, nën dyshimet se i ka dhënë informacione grupit militant të Shtetit Islamik (IS) për anëtarët e shërbimeve amerikane.

Lajme

16/10/2015 07:57

Shefi i policisë në Malajzi, Khalid Abu Bakar, ka thënë se i dyshuari, student rreth të 20-ve, është arrestuar më 15 shtator.

Khalid ka thënë se hetimet fillestare tregojnë se i dyshuari ka qenë në kontakt me një udhëheqës të lartë të Shtetit Islamik në Siri.

Ai akuzohet se i ka siguruar informacionet për shërbyesit amerikanë duke hyrë në mënyrë të paligjshme në disa serverë.

Khlalid ka thënë se i dyshuari ka hyrë në Malajzi në gusht të vitit 2014 për të studiuar shkencat kompjuterike dhe se do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, raporton Rel.

Përmes një deklarate tjetër, Departamenti amerikan i Shtetit e ka identifikuar të dyshuarin si Ardit Ferizi.