Makineritë e golave

Ligat kryesore evropiane tashmë kanë shfaqur talentin sulmues më 2013/14, mirëpo në krye të renditjes së skuadrave me numrin më të madh të golave të realizuar deri më tani këtë stinor, nuk qëndron ndonjë superfuqi e kontinentit. Red Bull Salzburg është lider si ekipi me më së shumti gola të realizuar në Evropë, kurse Barcelona…

Sport

19/10/2013 10:14

Ligat kryesore evropiane tashmë kanë shfaqur talentin sulmues më 2013/14, mirëpo në krye të renditjes së skuadrave me numrin më të madh të golave të realizuar deri më tani këtë stinor, nuk qëndron ndonjë superfuqi e kontinentit.

Red Bull Salzburg është lider si ekipi me më së shumti gola të realizuar në Evropë, kurse Barcelona është skuadra me mesataren më të mirë të shënimeve, prej 3.5 për ndeshje.

Salzburg ka realizuar 35 gola në 11 ndeshjet e deritashme në Kampionatin austriak, kurse përcillet nga Sheriff dhe Trencin me nga 34 përkatësisht 32 gola të realizuar pas 11 respektivisht 13 xhirosh.

Shakhtar Donetsk është aktualisht në pozitën e pestë me 31 gola në 12 ndeshje, e kështu me radhë.

Top 10 makineritë e golave:

Salzburg: 35 gola në 11 ndeshje

Sheriff: 34 në 11

Trencin: 32 në 13

Slovan Bratislava: 31 në 13

Teplice: 30 në 10

Dacia: 30 në 11

Zenit: 30 në 12

Barcelona: 28 në 8

Anderlecht: 28 në 10