Një Mercedes me ngjyrë argjendi u përplas në një grup njerëzish rreth orës 14:30 në kohë lokale, duke lënë paktën dhjetë persona të plagosur, sipas raportimeve të mediave lokale, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Një zëdhënës i policisë tha se shoferi është ndaluar nga policia.
Motivi dhe natyra e incidentit janë ende të paqarta.
Një numër i madh i punonjësve të urgjencës janë në vendin e ngjarjes në qytetin e vogël, i cili shtrihet në Gjermaninë perëndimore.
Incidenti ndodhi gjatë festimeve për Rosenmontag – një ditë karnaval në të gjithë vendin.