Makina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Maliq të Korçës.

Lajme

19/07/2015 23:00

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, ku një automjet me targa AA 366 DL ka përplasur një biçikletë dhe si pasojë drejtuesi i biçikletës ka humbur jetën, raporton oranews.com.

Sipas policisë, viktima është rreth 50 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është shtetasi E. Hoxhalli 60 vjeç i cili u shoqërua nga policia.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.