lajmi.net

Majlinda siguron gjysmëfinalen

Majlinda Kelmendi mposhti edhe italianen Odette Giuffrieda dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të Grand Slam turneut të xhudos në Abu Dhabi.

Sport

31/10/2014 10:50

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slam turneut të xhudos në Abu Dhabi.

Ajo mposhti italianen Odette Giuffrieda dhe u kualifikua tutje në kategorinë deri në 52 kilogramë.  

Majlinda, në raundin e parë nuk kishte kundërshtar, derisa në të dytin e mposhti kanadezen Ecaterina Guicia. 

Majlinda siguron gjysmëfinalen

Majlinda Kelmendi është gjysmëfinaliste e Kampionatit Evropian të xhudos. Xhudistja pejane ia doli t’i mposht pa problem kundërshtaret dhe synon ta fitojë evenimentin që po mbahet në Francë.

Sport

24/04/2014 15:22

Majlinda Kelmendi po shkon me hapa të sigurt drejt triumfit në Kampionatin Evropian të xhudos.

Xhudistja pejane po i kalon pa problem ‘pengesat’. Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e suksesshme se rumunia Florian Alexandra Larisa.

Në rrethin e tretë, ajo e mposhti armenen Zhanna Stankevich, duke e siguruar një vend në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale ajo do të përballen me gjermanen Mareen Kraeh.

Akil Gjakova ndërkohë u eliminua në meçin e parë, njëjtë si Distria Krasniqi, që nuk shkoi më larg se rrethi i dytë.

LM