Majlinda: Shtatorja ime le t’i motivojë fëmijët, munden me i arrit gjitha sukseset në jetë

Majlinda Kelmendi është deklaruar tejet e lumtur me përurimin e shtatores së saj në qytetin e Pejës.

Sport

28/02/2020 11:39

Kampionia olimpike e Kosovës është bërë me shtatore, e cila është vendosur në qytetin e saj të lindjes, në Pejë.

“Ditë historike, jo veç për juve, besomni, qysh po e perjetoni ju, unë dy herë më shumë. Kam shumë emocione, faleminderit që keni ardh”, ka deklaruar Majlinda Kelmendi, përcjell lajmi.net.

“Shumë më kanë pyetur nëse kjo është dashur të jetë në Prishtinë, por mendoj se e ka vendin këtu ku kam lind, jam rrit dhe bërë karrierën”.

“Po besoj se kjo do t’i motivoj shumë fëmijët, dhe do t’i bind që munden me arrit sukseset në jetë si unë”./Lajmi.net/