Majlinda në finale
Majlinda Kelmendi është kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror të xhudos, pasi në gjysmëfinale e mposhti rusen Natalia Kuziutina.

Sport
Majlinda Kelmendi është finaliste e Kampionatit Botëror të xhudos. Pejania e mposhti në gjysmëfinale rusen Natalia Kuziutina, për ta kërkuar medaljen e artë në këtë eveniment.
Në finale, Majlinda do të përballet me xhudistin rumune Andrea Chitu, e cila në gjysmëfinalen tjetër e eliminoi brazilianen Erika Miranda.
Xhudistja pejane e mposhti fillimisht xhudisten nga Venezuela, Vanessa Cortesia, në raundin e dytë xhudisten mongoleze, Bundmaa Munkhbaatar, ndërsa në fazën e fundit kubanezen, Yanet Bermoy Acosta.