Majlinda Kelmendi uron 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, ka uruar të gjithë shqiptarët për ditën e pavarësisë, ndërsa ka thënë se këta 10 vjet kanë qenë shumë të suksesshëm për të.
Lajme
Kelmendi mendon se medalja olimpike është rezultati që ka motivuar më së shumti popullin shqiptar, i cili e sheh atë si heroinë të Kosovës.
“Urime 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Këta 10 vjet në përgjithësi për mua kanë qenë shumë të suksesshëm, duke marrë parasysh se u shpalla kampione europiane, botërore dhe kampione olimpike”.
“Realisht, nuk e di nëse ka diçka tjetër që i ka motivuar shqiptarët më shumë sesa medalja olimpike. Kështu që, unë jam shumë e nderuar dhe e privilegjuar që populli im më sheh si heroinë e këtij vendi. Edhe njëherë, shumë urime”, ka thënë Kelmendi.
Videomesazhi: