Majlinda Kelmendi tregon se çfarë i tha Bach kur ia dorëzoi medaljen e artë (FOTO)

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i ka dhuruar medaljen olimpike Majlinda Kelmendit, pas suksesit të treguar në Rio 2016.

Sport

08/08/2016 23:04

Xhudistja kosovare u tregua e pa konkurrencë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Dorëzimi i medaljes nga Bach, është mbajtje e një premtimi nga ky i fundit, i bërë një vit më parë në Kosovë.

Duke folur pas arritjes historike, Majlinda Kelmendi ka zbuluar se çfarë i ka thënë njeriu kryesor i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar pas dorëzimit të medaljes, shkruan Lajmi.net.

“Një vit më parë, Bach erdhi në Kosovë dhe më tha: “ Jam këtu të të mbështes ty dhe dua të shoh duke fituar në Rio””, kujtojnë Majlinda fjalët e Bach të thënë në prill të vitit 2015.

“Tani ai më tha: “A ju kujtohet që ju kishit një ëndërr – tani e realizuat. Kjo më bënë shumë krenar mua”, vazhdon Majlinda, duke zbuluar se çfarë i tha Bach në momentin e dorëzimit të medaljes së artë olimpike./Lajmi.net./