Majlinda Kelmendi: Medalja e artë është një sukses i madh, jam e lumtur për Kosovën, urime të gjithëve

Majlinda Kelmendi është shprehur shumë e lumtur për suksesin e arritur në RIO 2016.

Sport

14/08/2016 18:35

Xhudisjta nga Peja, fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike.

“S’po di ka me ja nis, është një sukses i madh, shumë shtete ende se kanë arritur këtë. Shpresoj se edhe brezat e rinj ta arrijnë këtë”, ishin fjalët e para të Majlinda Kelmendit, përcjell Lajmi.net.

Ajo tutje foli për vështirësitë që ka kaluar në vitin 2015, ku është ballafaquar me shumë lëndime.

Ndërsa shtoi se kur arriti në finale, e ka ndjerë se do ta fitojë medaljen e artë.

“E kam ditur se do të fitojë në finale, sepse kur arrijë në finale, ndihna shumë e motivuar. Jam shumë e lumtur, jam shumë e lumtur për Kosovën, për shtetin tim, urime të gjithëve”, ka shtuar kampionia olimpike.