Majlinda Kelmendi ka ateruar në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë

Xhudistja që bëri historinë duke fituar medaljen e artë në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Lojërat Olimpike, ka mbërritur në Prishtinë.

Lajme

14/08/2016 17:56

Për medalisten e parë të Kosovës, është organizuar pritje institucionale nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në pritje të Majlindës, do të jetë edhe kryeministri Isa Mustafa.

Pas pak, Majlinda Kelmendi do t’u drejtohet medieve në konferencë për shtyp, para se të niset për Prishtinë, ku me autobus të hapur do të parakalojë në sheshet e Prishtinës. /Lajmi.net/