Majlinda Kelmendi e fiton luftën e parë në Lojërat Evropiane

Majlinda Kelmendi e ka fituar përballjen e parë në Lojërat Evropiane ‘Minsku 2019’.

Sport

22/06/2019 12:10

Xhudistja jonë ka arritur që në ndeshjen e parë, të mund garuesen nga Zvicra, Fabienne Kocher, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kelmendi e dominoi këtë luftë, që vazhdoi në ‘Gold Score’.

Shmangia e vazhdueshme nga duelet, bënë që gjyqtarët të ndëshkojnë zviceranen, për t’i mundësuar fitoren Majlindës.

Me këtë fitore, Majlinda ka kaluar në çerekfinale./Lajmi.net/