Majlinda Kelmendi ashtu siç i ka hije, e nis me IPPON rrugëtimin në Budapest GP

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Grand Prix Budapest.

Sport

12/07/2019 12:33

‘Mbretëresha’ e xhudos në këtë kompeticion po garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku shihet favorite për të artën.

Raundin e parë në këtë turne Kelmendi e kaloi pa duel, kurse në raundin e dytë kishte punë me meksikanën Luz Olvera.

Meksikanja e nisi më mirë këtë duel, duke i fituar një poen kosovares, por Majlinda përmbysi gjithçka fillimisht me një poen, pastaj me IPPON për ta mbyllur duelin.

Olvera ishte e pafuqishme ta ndalte kosovaren Kelmendi, e cila tashmë kalon në çerekfinale të kësaj gare, ku pret fituesen e çiftit Karolina Pienkoëska – Nahomys Acosta Batte. /Lajmi.net/