Majlinda, fjalë emocionuese në intervistën për kanalin zyrtar të “Rio 2016”

Majlinda Kelmendi e ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të “Rio 2016”.

Sport

11/08/2016 16:53

Xhudistja pejane e ka konsideruar medaljen e artë në Lojërat Olimpike si diçka speciale për të dhe për Kosovën.

“Kjo ishte hera e parë që Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike dhe unë fitova medalje. Ishte diçka speciale, emocionuese dhe e jashtëzakonshme. E kam shijuar shumë sepse e kam bërë të lumtur gjithë popullin tim”, deklaroi Majlinda, përcjellë “Lajmi.net”.

Intervista e plotë e Majlindës do të publikohet së shpejti.