Majlinda e artë në Paris

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Grand Slam turneun e xhudos ‘Paris 2014’ duke mposhtur në finale finlandezen Jaana Sundberg, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Xhudistja pejane regjistroi një sukses të jashtëzakonshëm duke treguar fuqinë e saj, në rrugëtimin e suksesshëm drejt triumfit në turneun e rëndësishëm. Ajo e mposhti shumë shpejt finlandezen…

Sport

08/02/2014 17:39

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Grand Slam turneun e xhudos ‘Paris 2014’ duke mposhtur në finale finlandezen Jaana Sundberg, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja pejane regjistroi një sukses të jashtëzakonshëm duke treguar fuqinë e saj, në rrugëtimin e suksesshëm drejt triumfit në turneun e rëndësishëm.

Ajo e mposhti shumë shpejt finlandezen e cila tentoi të bënte diçka me të filluar meçi por Majlinda e mposhti me ippon.

Ky është një tjetër sukses i madh i Kelmendit dhe trajnerit të saj Driton Kuka.