Majko i përgjigjet Blushit: Njerëzit e vegjël i njeh menjëherë (FOTO)

Ish-kryeministri Pandeli Majko i është përgjigjur me një aforizëm kritikës që Ben Blushi i bëri deklaratës së tij se “në rast se nuk do ketë reformë në drejtësi, vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”.

Lajme

15/03/2016 23:20

Për deputetin Ben Blushi kjo u përkthye në një “favor” që i bëhej opozitës, pasi kjo e fundit kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Kushdo që do ta çojë Partinë Socialiste në opozitë propozon zgjedhje të parakohshme”, tha Blushi, të cilit deklarata e Majkos, i duket si  “lojë me peta brenda koalicionit”.

Por përgjigjen ish-kryeministri ka zgjedhur t’ia japë në këtë formë: “Njerëzit e vegjël i njeh menjëherë; janë ata që përpiqen të të tregojnë se sa të mëdhenj janë”, shkruan Majko në një postim në rrjetin social përmes një fotoje ku shfaqet nje burre para mikrofoneve, telat e të cilëve shfaqen si një shkarkues i ujërave të zeza.