Majk filmon të dashurën në veturë dhe publikon videon në Instagram

Reperi Majk është një nga artistët më të kërkuar të estradës.

ShowBiz

30/04/2018 10:05

Krahas jetës profesionale, reperi është shumë i komentuar edhe lidhur me jetën e tij private, shkruan lajmi.net.

Pasi u zbulua se ka nisur një lidhje të re, reperi edhe pse dëshironte të qëndrojë larg vëmendjes së medieve, ai shumë herë është fotografuar bashkë me të.

Tashmë, Majk nuk e “fsheh” Melitën, në një video që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka filmuar këmbët e tij dhe të dashurës.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Majk është “Pasha Jetën”, këngë të cilën e solli në duet me Capital T dhe ka rezultuar shumë e suksesshme. /Lajmi.net/