Majk duet me reperin e njohur gjerman
Reperi Majk është një emër shumë i njohur për publikun.

ShowBiz
Njëkohësisht ai është shumë i suksesshëm me të gjitha projektet që realizon, shkruan lajmi.net.
Në rrjete sociale po qarkullon një imazh ku Majk shihet bashkë me reperin gjerman Eno.
Ky i fundit, përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se po vjen projekti i përbashkët me Majk, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.
Kujtojmë që “Pasha Jetën”, është kënga e fundit nga Majk, të cilën e solli më duet me Capita T, e që rezultoi shumë e suksesshme. /Lajmi.net/