Mainz vjen me postimin e vitit, i lutet Klopp: A mund ta merrni sa më shpejt Wernerin?

Mainz i ka kërkuar ish-menaxherit Jurgen Klopp të nënshkruajë me Timo Werner te Liverpool pasi sulmuesi gjerman shënoi një tjetër het-trik kundër tyre të dielën.

Sport

25/05/2020 19:50

RB Leipzig mposhti Mainzin 5-0 në fundjavë, me 24-vjeçarin që arrin në kuotën e 24 golave nga 27 ndeshjet, vetëm gjashtë muaj pasi shënoi het-trikun e parë këtë sezon kundër të njëjtit ekip

Skuadra gjermane shkroi në Twitter, duke i kërkuar menaxherit të Merseyside t’i jepte një lehtësim Mainzit për ta larguar Wernerin nga kampionati gjerman, përcjell lajmi.net.

”Kloppo, a mund ta marrësh atë sa më shpejt?”, shkroi klubi në llogarinë zyrtare në Twitter.

Liverpool është në mesin e një mori klubesh, duke përfshirë Barcelonën, Real Madridin dhe Chelsean që janë të interesuar për sulmuesin i cili po mahnit këtë edicion. /Lajmi.net/