Mainz pëson ndaj Hoffenheim, vazhdon të qëndrojë në zonën e rrezikut

Mainz ka pësuar humbje minimale ndaj Hoffenheim.

Sport

30/05/2020 17:22

Në terrenin e vet, ku pritej të merrte së paku një pikë, Mainz ka pësuar humbje 0:1 ndaj Hoffenheim, shkruan lajmi.net.

Hoffenheim mund të kalonte në epërsi qysh në minutën e 27’ të takimit, por Steven Zuber gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë, dy minuta para fundit të pjesës së parë, Ihlas Bebou dërgoi topin në rrjetë, për epërsinë e mysafirëve.

Goli i Bebou vendosi edhe fatin e këtij takimi, duke bërë që Hoffenheim të dalë me tri pikë tejet të rëndësishme, të cilat e mbajnë në luftë për një vend në Ligën e Evropës.

Mainz në anën tjetër qëndron në pozitën e 15-të, me 28 pikë, një pikë larg zonës që dërgon në Bundesliga 2. /Lajmi.net/