Mainz merr tri pikë të vështira në terrenin e Frankfurt

Eintracht Frankfurt ka bërë një hap fals kundër Mainz.

Sport

06/06/2020 17:23

Skuadra e Mainz ka bërë një punë tejet të mirë në xhiron e 30-të, duke mposhtur skuadrën e Frankfurt në udhëtim, me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i këtij takimi vonoi deri në minutën e 43’. Ishte Moussa Niakhate ai që u shfaq në skenë, për të dërguar mysafirët me një gol epërsi në pauzën 15 minutëshe.

Në pjesën e dytë, skuadrat treguan rastet e tyre, por vetëm një gol u tregua, dhe ai erdhi përsëri nga Mainz.

Pierre Kunde realizoi në minutën e 77’, për të vulosur fitoren e mysafirëve, fitore kjo me vlerë të madhe.

Tri pikët e ngritin Mainz në 31 pikë, duke shkuar kështu me 3 pikë larg zonës së rrezikut.

Frankfurt mbetet me 35 pikë, tashmë në pozitën e 11-të në tabelën e Bundesliga. /Lajmi.net/