MailOnline Sport: Kane pranon të qëndrojë te Tottenham, përgatitet për sezonin 2021/22

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane mesa duket ka ndryshuar mendje dhe do qëndrojë në skuadër.

Sport

25/08/2021 13:19

Sulmuesi tërë verën ishte i lidhur dhe njëkohësisht gati për të kaluar te Manchester City, transmeton lajmi.net.

Tottenham refuzoi ofertën e parë të Cityt me vlerë 100 milionë euro plus një lojtar, derisa kishte përgatitur edhe një ofertë tjetër me vlerë 150 milionë euro, që Spurs nuk rikthyen përgjigje.

Tani, sipas MailOnline Sport, Kane ka pranuar të mbetet të Tottenham dhe është duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se Tottenham ka refuzuar ofertën e Cityt me vlerë 150 milionë euro dhe transferimi nuk do ndodh./Lajmi.net/