Maicon kthehet në Itali, nënshkruan me skuadrën nga Serie C?

Projektohet kthimi i bujshëm i brazilianit Maicon në futbollin italian. Tifozët e Interit dhe ata të Romës kujtojnë me nostalgji goditjet e brazilianit në krahun e djathtë, që shkaktonin panik te kundërshtarët.

Sport

24/11/2020 16:11

Mbrojtësi anësor, tashmë 39 vjeç, mund të kthehet në fushë në Itali, në Serinë D, me Sonan.

Drejtori i ekipit veronese, Claudio Ferrarese, nuk e mohoi lajmin: “Unë nuk do të doja të çekuilibrohesha, tani më vjen të qesh. Por është e gjitha e vërtetë, një ide e lindur një muaj e gjysmë më parë, por akoma, në fakt, mbetet një ide. Ekzistojnë disa hapa të tjerë për ta përfunduar marrëveshjen, prandaj le të flasim për të, po, por pa e konsideruar të kryer.”
Lindja e idesë

“Ideja lindi – shpjegon Ferrarese – përmes të njohurve, në këtë rast nga një bashkëpunëtor që punon shumë me djemtë brazilianë. Maicon është ende duke luajtur dhe është mirë fizikisht. Pavarësisht 39 viteve që ka mbi shpinë, është në formë të përsosur. Ai ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në Itali, ku ka disa biznese në Milano. Do të jetojë në Verona, jo shumë larg nga qendra e tij e interesit, dhe do të luajë me ne për disa muaj, nga dhjetori deri në fund të sezonit. Do të shohim nëse do të ndodhë, do të ishte një ëndërr për ne, por derisa ta shoh nuk e besoj, për ne do të ishte një hap i madh”.