Mahrez: Ja çfarë duhet të bëjë Leicesteri tash
Anësori fantastik i Leicester Cityt, Riyad Mahrez, ka thënë se ata duhet të vazhdojnë të ëndërrojnë për titull.

Sport
Leicesteri e mposhti edhe Man Cityn në Etihad, duke treguar se nuk ndodhet rastësisht në vendin e parë.
Ndërsa, futbollisti algjerian i skuadrës angleze, Riyad Mahrez, ka thënë se ata do të luftojnë për titull deri në fund.
“Do të luftojmë për titull dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”, tha ai.
“Ne nuk e pritëm fitoren 3:1 këtu, kështu ne do të vazhdojmë të ëndërrojmë dhe të shohim se çfarë mundemi”, shtoi Mahrez, përcjell Lajmi.net.