Mahrez: Dua të përfundoj karrierën time në City

Lojtari i Manchester City, Riyad Mahrez ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Mahrez ka diskutuar të ardhmen e tij në Manchester City, me algjerianin që shpreson të shohë karrierën e tij në ‘Etihad Stadium’. Ai është i lidhur me një kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe nuk ka dëshirë ta…

Sport

23/09/2022 17:00

Lojtari i Manchester City, Riyad Mahrez ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Mahrez ka diskutuar të ardhmen e tij në Manchester City, me algjerianin që shpreson të shohë karrierën e tij në ‘Etihad Stadium’.

Ai është i lidhur me një kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe nuk ka dëshirë ta provojë fatin diku tjetër.

“Unë patjetër dua ta përfundoj karrierën time në City dhe të luaj për aq kohë sa të mundem. Mendoj se mund të luaj akoma për një kohë të gjatë. Do të shohim se çfarë na pret e ardhmja pas futbollit. Une nuk e di. Unë jam ende duke menduar. Unë e dua futbollin, kështu që do të jetë e vështirë të dal prej tij”, tha ai për faqen zyrtare të klubit, përcjell lajmi.net.

Mahrez ka regjistruar 198 paraqitje për Cityn deri më sot, duke shënuar 63 gola dhe i ka ndihmuar ata të fitojnë tre tituj të Premier Ligës, tre triumfe të Kupës së Ligës dhe një sukses në FA Cup.

Anësori 31-vjeçar ka qenë me kampionët në fuqi që kur përfundoi një transferim rekord prej 60 milionë funte nga Leicester në vitin 2018, që e bëri atë lojtarin afrikan më të shtrenjtë në planet./Lajmi.net/