Mahrez afër marrëveshjes me City, pritet rinovimi deri në vitin 2025
Riyad Mahrez pritet të rinovojë kontratën me Manchester City.
Sport
Ylli algjerian, Riyad Mahrez ka një kontratë valide vetëm deri vitin tjetër, por City është në rrugë të mirë për të rinovuar kontratën e lojtarit.
Raportime nga ‘L’Equipe’ bëjnë të ditur se Mahrez është tashmë shumë afër marrëveshjes me ‘Citizens’, transmeton lajmi.net.
Anësori pritet të vë firmën e tij në një kontratë që vlen deri në vitin 2025.
Mahrez pritet të ketë pozitën e tij në formacionin startues, sidomos pas largimit të Raheem Sterling.
Mahrez ishte një nga lojtarët kyç dhe më produktiv te skuadra e Pep Guardiolas gjatë sezonit të kaluar. /Lajmi.net/