lajmi.net

Magjia e Pogbas

Paul Pogba shfrytëzoi stërvitjen e sotme të Kombëtares franceze për të treguar se çka është në gjendje të bëjë me topin. Mesfushori është i jashtëzakonshëm.

Sport

13/06/2014 17:02

Paul Pogba është një prej futbollistëve të rinj më të mirë në botë. Ky është një lajm i mirë për skuadrën e tij Juventus, dhe Kombëtaren e tij, Francën, por i keq për Manchester Unitedit që lejoi largimin e tij nga Old Trafford, si futbollist i lirë drejt gjigantit italian.

Pogba është pjesë e ekipit të Francës në Kampionatin botëror në Brazil dhe është duke u përgatitur për ndeshjen e parë të Trekolorëve në Grupin E kundër Hondurasit, të dielën.

Mirëpo, ai e shfrytëzoi rastin që gjatë stërvitjes së sotme të Francës të tregojë se qka është në gjendje të bëjë me topin.

Dhe, përgjigja është e thjeshtë: gjithçka. Shikojeni dhe binduni. 

Magjia e Pogbas

Paul Pogba është aktualisht një prej futbollistëve të ri më të mirë në botë. Në fakt, mesfushori i Juventusit vitin e kaluar u shpall lojtari më i mirë i ri i kontinentit, fitues i çmimit Golden Boy. Pas vetëm një stinori me Bianconerët, mesfushori francez e bëri Sir Alex Fergusonin të pendohet që e lejoi…

Sport

01/02/2014 10:53

Paul Pogba është aktualisht një prej futbollistëve të ri më të mirë në botë.

Në fakt, mesfushori i Juventusit vitin e kaluar u shpall lojtari më i mirë i ri i kontinentit, fitues i çmimit Golden Boy.

Pas vetëm një stinori me Bianconerët, mesfushori francez e bëri Sir Alex Fergusonin të pendohet që e lejoi largimin e tij nga Manchester United.

Kurse, me paraqitjet e deritashme ka mahnitur tifozët e Juventusit dhe mbarë spektatorët në Serie A, derisa ka zgjuar interesim të madh nga Paris Saint-Germain që së fundmi raportohej se është duke bërë gati ofertë prej 70 milionë eurosh për transferimin e tij në fund të sezonit.

Pogba është i jashtëzakonshëm. Ai di t’i bëjë të gjitha, nga mbrojtja e deri në sulm. Por, në sfidën më të re nga Bwin, ai ka treguar se di të bëjë magji me top edhe me sy të mbyllur.

Atë që dështuan ta bëjnë bashkëlojtarët e tij Girgio Chiellini dhe Këadëo Asamoah, Pogba e bëri në tentimin e tretë dhe atë duke bërë edhe lëvizje të mahnitshme.

LM