Magjia e Modricit

Mediat spanjolle vazhdojnë të shkruajnë rreth mesfushorit Luka Modric. Reprezentuesi kroat është rikthyer në formacionin bazë të Real Madridit së fundmi dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij. Në fitoren 4:2 ndaj Villarrealit të shtunën, ai sërish ishte një prej futbollistëve më të dalluar, edhe pse nuk shënoi gol për ekipin e trajnerit Carlo Ancelotti.…

Sport

11/02/2014 18:00

Mediat spanjolle vazhdojnë të shkruajnë rreth mesfushorit Luka Modric.

Reprezentuesi kroat është rikthyer në formacionin bazë të Real Madridit së fundmi dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

Në fitoren 4:2 ndaj Villarrealit të shtunën, ai sërish ishte një prej futbollistëve më të dalluar, edhe pse nuk shënoi gol për ekipin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Në Youtube është shfaqur një xhirim të një mjeshtërie të Modricit nga ballafaqimi i fundit.

Tifozët e Real Madridit janë të çmendur pas tij, dhe pasi të shihni këtë xhirim do ta kuptoni arsyen.

Edhe pse ishte i rrethuar nga një numër i madh i futbollistëve kundërshtarë, Modric gjeti rrugëdalje duke iu shmangur atyre dhe pasoi tek një nga bashkëlojtarët e tij.

Fantastik, nuk ka fjalë.