lajmi.net

Magjia e Madrilenëve

Kur skuadra përbëhet nga disa prej futbollistëve më të mirë në botë si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale e të tjerë. Kurse, në rolin e asistentit është ish lojtari më i mirë i planetit, Zinedine Zidane, atëherë spektakli është i garantuar. Pikërisht kështu ndodhi në stërvitjen e fundit të gjigantit madrilen para ballafaqimit kundër Espanyolit në…

Sport

28/01/2014 13:24

Kur skuadra përbëhet nga disa prej futbollistëve më të mirë në botë si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale e të tjerë.

Kurse, në rolin e asistentit është ish lojtari më i mirë i planetit, Zinedine Zidane, atëherë spektakli është i garantuar.

Pikërisht kështu ndodhi në stërvitjen e fundit të gjigantit madrilen para ballafaqimit kundër Espanyolit në duelin e dytë të çerekfinales në Copa del Rey.

Zidane, i cili edhe pse është pensionuar nga futbolli më 2006, vazhdimisht merr pjesë në lojë me top me futbollistët e Realit, së bashku me mesfushorin Luka Modric dhe mbrojtësin Marcelo ishte atraksioni kryesor në stërvitjen e gjigantit madrilen të hënën.

Magjia e madrilenëve

Me aftësitë e tij me topin e futbollit e mahniti botën, por duket se talenti i Gareth Bale është edhe përtej këtij sporti. Ylli i Real Madridit – futbollisti më i shtrenjtë në botë i cili kushtoi 100 milionë euro kur erdhi në kryeqytetin spanjoll gjatë verës nga Tottenham – pret të zhvillojë El Clasicon…

Sport

25/10/2013 11:56

Me aftësitë e tij me topin e futbollit e mahniti botën, por duket se talenti i Gareth Bale është edhe përtej këtij sporti.

Ylli i Real Madridit – futbollisti më i shtrenjtë në botë i cili kushtoi 100 milionë euro kur erdhi në kryeqytetin spanjoll gjatë verës nga Tottenham – pret të zhvillojë El Clasicon e parë në karrierë kundër Barcelonës të shtunën, dhe ka treguar se është në formën e duhur duke u stërvitur me një top të futbollit amerikan.

Edhe më të, ai shfaqi kontroll dhe prekje të jashtëzakonshme. Së bashku me bashkëlojtarët, Luka Modric, Karim Benzema dhe Jese Rodriguez ai u paraqit në sfidën e radhës të sponsorit Bwin, si pjesë e ‘SkillsSeries’.

Së pari ata bënë ekzibicione me topin e shtypur e më pas treguan aftësitë e tyre teknike në stil të lirë edhe me balonin e ushtrimeve fizike.

Se janë futbollistë të jashtëzakonshëm, kjo nuk vihet në diskutim, por nëse dikush ka ende dyshime…..

LM