Magath drejton Fulhamin
Fulham ka konfirmuar emërimin e Felix Magathit si menaxher i ekipit të parë në kontratë për 18 muaj. Në një komunikatë të publikuar që nuk e përmend emrin e Rene Meulensteenit, Cottagers ka bërë të ditur se kanë angazhuar strategun gjerman duke përforcuar stafin teknik. “Jam shumë i lumtur që i jap mirëseardhjen Felix Magathit…

Sport
Fulham ka konfirmuar emërimin e Felix Magathit si menaxher i ekipit të parë në kontratë për 18 muaj.
Në një komunikatë të publikuar që nuk e përmend emrin e Rene Meulensteenit, Cottagers ka bërë të ditur se kanë angazhuar strategun gjerman duke përforcuar stafin teknik.
“Jam shumë i lumtur që i jap mirëseardhjen Felix Magathit në Fulham Football Club”, deklaroi pronari Shahid Khan për uebfaqen zyrtare të klubit.
“Felix është trajner i mirënjohje me qmime të ndryshme nga Bundesliga dhe i uritur për të përsëritur suksesin e tij tek Fulham në Premierligë”.
“Jam i impresionuar me epitetin e Felixit që ka marr klube në periudha të vështira, shpeshherë edhe në fund të sezonit, dhe i udhëheq ata përtej potencialit të tyre”, shtoi ai.
Fulham zë pozitën e fundit në Premierligë.