Mafia shqiptare me faqe interneti e çmimore për vrasje

Disa javë më parë, një sajt në internet me emrin “Besa Albanian Mafia” ra pre e hakimit nga hakeri i njohur si ‘bRpsd’.

Lajme

17/05/2016 20:19

Ky i fundit ka mundur të sigurojë nga sajti materiale për vrasësit me pagesë, që sipas tij përbëjnë një shqetësim potencial serioz, pasi ‘Besa Mafia” ka një reputacion serioz për vrasësit me pagesë, dhe shumica e tyre kanë lidhje me mafian shqiptare.

Siç e shihni edhe në foto të sajtit me emrin “Besa mafia”, shkruhet:

“Ne jemi Mafia Shqiptare. Jemi prezent në SHBA, Evropë dhe në Shqipëri. Kemi anëtarë në cdo vend dhe jemi përhapur edhe në internet sic bëjnë edhe organizatat e tjera. Po përdorim sigurinë e Deepweb dhe Bitcoin.

Nëse do të vrasësh dikë, ne jemi të duhurit. Kemi vrasës profesionistë dhe mund të gjesh një të tillë fare thjesht.

Shumica e anëtarëve të bandës sonë janë trafikant droge, por ata kryejnë edhe vrasje me pagesë”.

“Besa Mafia” në sajtin e tij në internet ka të publikuara gjithashtu edhe cmimet, duke filluar nga 5000$ deri në 30 mijë deri në 200 mijë dollarë, vrasje që kryhen ish-ushtarakë profesionistë që mund të vrasin me snajper.

Teksa rrahjet mund të kushtojnë nga 500 – 2000 dollarë, por pagesa nuk bëhet në dollarë por në monedha elektronike Bitcoin (para elektronike).

Cmimet e vrasjeve: 5.000 – 200.000$

-Vrasje me snajper – 30.000 – 200.000$

-Vrasje – 5.000$ + 4000$ (të duket si aksident)

-Rrahje – 500$ + thyerje kockash dhe prerje të pjesëve trupore – 1.500$

-Djegie makinash – 1.000$

-Djegie banesash – 2.000$

Ky është sajti që ka shkruar për mafian shqiptare të vrasësve me pagesë, transmeton veriu.com: www.riskbasedsecurity.com/2016/05/besa-mafia-dark-web-hitman-for-hire-site-takes-a-hit/