Mafia serbe torturon marokenin, për t’ia marr veshkën

14:11 | 20 Maj 2015

Policia spanjolle, Ilustrim

5 pjesëtarë të mafias serbe janë arrestuar para dy ditëve në Spanjë, pasi Policia zbuloi një komplot të të dyshuarve për të blerë veshkën e një imigranti marokien për një shumë prej 6000 eurove, raporton Independent.

Pasi viktima kishte ndërruar mendje me frikën se po mashtrohej, mafiozët serbë e kidnapuan atë dhe e rrahën deri sa pranoi përsëri që të kryej transplantin.

Sipas policisë, viktima jeton në qytetin veri-lindor të Spanjës, Tarragona. Ai është një imigrant i varfër në nevojë të madhe financiare. Si shkak i kësaj ai ishte pajtuar që të shes veshkën e tij, që do t’i transplantohej të birit të liderit të mafias serbe, i cili vuante nga sëmundja e veshkave, transmeton Indeksonline.

Policia ka arrestuar liderin e mafias, djalin e tij dhe tre serbë të tjerë që dyshohet që janë të involvuar në këtë ngjarje.

Mirëpo, pas marrëveshjes së parë, marokieni kishte ndryshuar mendje, dhe nuk donte që të shiste veshkën e tij, nën dyshimin se ai nuk do t’i pranonte paratë e premtuara.

Mafia serbe më pas e kidnapoi atë dhe e rrahu deri sa ai u pajtua që të kryej transplantin, transmeton Indeksonline. Policia ka njoftuar se pjesëtarët e mafias kërcënuan personin me vdekje po që se ai do të tërhiqej nga marrëveshja.