“Mafia e pasulit” dhe të tjera!

Shkruan: Kimete Berisha Ushtria e Kosovës është e fundit në botë për nga forca, por për nga problemet ushqimore është e para. – Ushtrisë i ka ndodhur edhe një problem me pasul. – Qeveria Kurti gjithmonë ka probleme ushqimore, me miellin që e vodhën, me vajin që e vodhën, tash edhe me fasulen, ku ministria…

Opinion

30/09/2024 15:44

Shkruan: Kimete Berisha

  1. Ushtria e Kosovës është e fundit në botë për nga forca, por për nga problemet ushqimore është e para.

– Ushtrisë i ka ndodhur edhe një problem me pasul.

– Qeveria Kurti gjithmonë ka probleme ushqimore, me miellin që e vodhën, me vajin që e vodhën, tash edhe me fasulen, ku ministria e mbrojtjes duan të vjedhin një tjetër lloj fasuleje, me hajna të tjerë, prandaj pasulin e kanë shpallur ‘sekret shtetëror’.

– Dieta militare e botës perëndimore është publike, çfarë duhet e çfarë s’duhet të hanë ushtarët (bile unë

kam dëshiruar që pasuli të jetë ushqim i ndaluar në ushtri), ndërsa hajnat shqiptarë, vjedhjen e bën ‘sekret shtetëror’.

– Ushtarët e Kosovës mund të flenë pa hëngër, gjynah…por komandatja e tyre nuk ka këso probleme, ajo ka probleme

edhe më të mëdha…se si të duket bukur në foto.

  1. Përveç problemeve me ‘mafinë e

pasulit’, Ambasadori amerikan Hovenier e akuzoi qeverinë Kurti se plus po përmjerren para dyerve të NATO-s dhe të BE-së.

– Ambasadori e citoi gjyshin e tij Sokratin që e ka porositur të mos përmjerret vend e pa vend, por nuk tregoi se pse NATO dhe BE po e lejojnë Albin Kurtin të përmjerret para dyerve të tyre qe sa e sa herë.

– Dhe pse një herë qeveria Kurti janë shtyrë para dyerve të BE-së se cili po e çon përmjerrjen më larg se tjetri, deri në Rusi.

  1. Albulena Haxhiu është shprehur e habitur me shprehjen e Ambasadorit amerikan, dhe e ka siguruar NATO-n dhe BE-në se s’bëhet fjalë për urinim….

të tregoj masandej se për çfarë bëhet fjalë.

  1. Është e pazakontë që Albulena Haxhiu të shpreh ndjenjat e dashurisë.

Por, pasi që u detyrua nga Dejona Mihaili të thotë se ‘E dua Dejona Mihailin’, Albulena Haxhiu e tha.

– Pastaj i akuzoi ndërkombëtarët se si vazhdimisht kanë qenë kundër vendimeve të qeverisë Kurti, e cila është

e vetme kundër krejt botës.

  1. Albin Kurti i ka marrë vendimet, përkundër mospajtimit të ndërkombëtarëve, në mënyrë që të heq dorë nga ato vendime sa herë vjen puna për t’u pajtuar me ndërkombëtarët.

– Pra, ky bën tregti me vendimet e qeverisë së tij.

I merr vendimet për t’i trembur ndërkombëtarët, pastaj i tërheq vendimet për t’i qetësuar ata.

  1. Gazetarët që e kritikojnë, Albin Kurti i ka shpallur spiuj të paguar nga armiku serb dhe rus.

Për ata që nuk e kritikojnë, ka fjalë miradije.

– Për çfarë dezinformata ankohet kryeministri nga New York-u, ku as një për qind e asaj që ndodh në qeverinë e tij nuk shkruhet e nuk thuhet!

– A u frikësohet Albin Kurti dezinformatave?

Jo se dezinformatat janë qesharake në kohën tonë.

– Prandaj, ky, sikurse të

gjithë, i frikësohet të vërtetës dhe prandaj u thotë shqiptarëve të diasporës që të lexojnë veç lajme shtetërore, se çdo gjë që s’e thotë ky është rrenë.

  1. Për dallim nga Albin Kurti, i cili po bën gabime të trasha (si për shembull kur tha që s’dua t’i hakmerrem administratës qysh po kujton opozita’ – që do të thotë, pra, se me dasht – hakmerret….

– Pra, për dallim, Edi Rama i ka shpallur gazetarët budallenjë, jo të shitur qysh po i shpall gazetarët Albin Kurti.

– Dhe, prej ditës që i ka shpallur krejt gazetarët shqiptarë budallenjë, gazetarët janë duke u munduar

ta bindin Edi Ramën që s’janë budallenjë, dhe ende nuk e kanë bindur.

  1. Si hoxhë i katundit të ri, ‘në të cilin ende asnjëri s’ka vdekur’, Edi Rama i tha njërit të PD ‘derrkuc’.

I tha ‘derrkuc’ për t’u hyrë në hatër myslimanëve, se ata e kanë mërzi derrin përkundër faktit të dhimbshëm se derri e di kur do ta therin dhe ‘qan’ .

– Duke e parë personin e PD që Edi Rama me nervozën më të madhe e quante ‘derrkuc’, e ai nuk bindej që

është ‘derrkuc’, më ra ndër mend bishti i derrit tek personazhi i Markezit – Njëqind vjet vetmi’, të cilin e mëshiron një kasap dhe për riza të Zotit, ia këput bishtin me thikë.

  1. Kosova dhe Shqipëria duken si dy vende me kryeministra e pa popull.

Pa studentë.

Pa rini.

Me njerëz të lodhur nga mërzia e vjetër, që e kanë bërë ‘shoqe’.

  1. Dikush ka edhe probleme

të dashurisë.

– Grida Duma u nervozua shumë që bashkërrugëtarin ia çuan në burg të Fierit.

– Askush s’përmbahet kur ndahet nga bashkërrugëtari.

– E, më e dhimbshme m’u duk që e quajti bashkërrugëtar, sepse as vet s’e di çka e ka.

– Por edhe më e dhimbshme është që ajo nuk e di se kur ai hyri në burg, kjo doli nga burgu.

P.S. Ndodhi çfarë ndodhi, o Zoti o Dashuria na shpëton!