Maduro: Mafia shqiptare e Ekuadorit kërkon të sabotojë zgjedhjet tona, erdhën të vendosin bomba

Presidenti Venezuelian, Nicolas Maduro, ka akuzuar në mënyrë direkte mafian shqiptare në Ekuador, se është kontraktuar për të kryer sulme terroriste më 25 maj, ditën e zgjedhjeve në Venezuelë. Me një ton tejet të ashpër dhe duke i quajtur “terroristë”, Maduro ka ngritur pretendimin se shqiptarët, të cilët konktrollojnë grupet mafioze në Ekuador, dërguan disa…

Bota

20/05/2025 15:48

Presidenti Venezuelian, Nicolas Maduro, ka akuzuar në mënyrë direkte mafian shqiptare në Ekuador, se është kontraktuar për të kryer sulme terroriste më 25 maj, ditën e zgjedhjeve në Venezuelë.

Me një ton tejet të ashpër dhe duke i quajtur “terroristë”, Maduro ka ngritur pretendimin se shqiptarët, të cilët konktrollojnë grupet mafioze në Ekuador, dërguan disa mercenarë për akte të tilla.

Më parë, Ministri i Brendshëm venezuelian, Diosdado Cabello, kishte konfirmuar kapjen e 38 mercenarëve që planifikonin të sabotonin zgjedhjet. Midis tyre ishin 17 të huaj.

“Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin dërgoi disa nga mercenarët e saj për të vendosur bomba në Venezuelë. Ata janë kapur”, tha Maduro në një konferencë të jashtëzakonshme, duke lidhur aktivitetet terroriste rajonale me praninë e Erik Prince, themeluesit të grupit privat ushtarak Blackwater.

Teksti i transkriptuar nga Presidenca venezueliane ndërkohë thotë: “Përballë kërcënimeve të reja: Votoni po, plumbat jo! Më 19 maj, Presidenti Nicolas Maduro denoncoi çmontimin në Venezuelë të një komploti sabotimi kundër zgjedhjeve të 25 majit të lidhur me mafian shqiptare, Daniel Noboa në Ekuador dhe Erik Prince në Shtetet e Bashkuara”.

Në takimin, të mbajtur në Sallën Simon Bolivar, morën pjesë edhe Zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez dhe Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino Lopez, ndër përfaqësues të tjerë të forcave të sigurisë.

“Ky ekip garanton fitoren e paqes dhe sigurisë. Ne duhet të mbrojmë të drejtat kushtetuese të popullit tonë për paqe, stabilitet dhe qetësi”, tha Maduro, duke iu referuar zgjedhjeve që do të mbahen më 25 maj.

YouTube player