Madrid: Protesta kundër monarkisë, lëndohen disa protestues (Video)

Policia në Madrid të Spanjës është përleshur me protestuesit që janë kundër monarkisë me ç’rast janë lënduar dhjetëra protestues.

Bota

05/10/2014 18:06

Ndryshimi i Kushtetutës dhe shfuqizimi i monarkisë janë kërkesat e demonstruesve në Madrid.

Rreth 200 vetë ishin mbledhur në sheshin Sol në qendër të kryeqytetit spanjoll,  por demonstrata ndaj regjimit përfundoi në përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Dhjetëra persona mbetën të plagosur, ndërsa dy u arrestuan gjatë përleshjeve.

Zërat për shfuqizimin e monarkisë dhe vendosjen e republikës janë shtuar shumë, sidomos pas abdikimit të Mbretit Huan Karlos dhe ngjitjes në fron të djalit të tij, Filipit VI.

Sipas sondazheve më të fundit, 2/3 e spanjollëve do të ishin dakord që të mbahej një referendum për të vendosur nëse Spanja do të qëndrojë monraki kushtetuese.

Rritja e frymës anti-monarki vjen në çastin më të papërshtatshëm për Spanjën, kur pak javë më parë nisi një betejë ligjore me krahinën autonome të Katalonisë e cila kërkon të shpallë pavarësinë, raporton Press TV, transmeton lajmi.net.