Madrid Open: Andy Murray tërhiqet nga ndeshja ndaj Novak Djokovic

Andy Murray nuk do të jetë i gatshëm që të vazhdojë turneun Madrid Open.

Sport

05/05/2022 11:16

Tenisti britanik, vetëm një orë para ndeshjes ndaj Novak Djokovic, ka njoftuar se do të tërhiqet, transmeton lajmi.net.

‘Dailymail’ bën të ditur se Murray u tërhoq nga kjo garë si pasojë e një sëmundjeje.

Dyshja do të përballeshin për herë të parë në pesë vite, në atë që do të ishte dueli i 37-të.

Ndeshja mes Murray dhe Djokovic në Madrid Open do të ishte në rërë, në kuadër të 1/16-ës.

Tërheqja e Murray i lë rrugë të hapur Djokovic për të kaluar në çerekfinale. /Lajmi.net/