Madonna i përgjigjet kritikave në këtë mënyrë

Madonna u kritikua shumë me paraqitjen e saj në natën finale të Eurovision.

ShowBiz

19/05/2019 23:38

Madonna, ka marrë kritika të shumta për performancën e saj në një prej festivaleve më prestigjioze të muzikës, Eurovision, shkruan lajmi.net.

Pop ylli këndoi dy këngë nga albumi i ri, “Madame X” por vokali i saj u kritikua tej mase.

60 vjeçarja përmes një fotografie të postuar në Instagram vendosi t’i injorojë kritikat.

Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj Instagram, derisa shihet duke mbyllur veshët me duar e ku shkruan “Madame X nuk e dëgjon të keqen” /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bxnw1PAC7w1/