Madonna e urren muzikën e saj
Madonna nuk i dëgjon kurrë këngët e saj kur ushtron Fitness. Pas 30 vjetësh karrierë, është e kuptueshme se mbretëresha e popit është lodhur duke i dëgjuar disa prej hiteve të saj më të famshme. Dhe, ajo nuk turpërohet ta thotë këtë, siç e demonstroi edhe në intervistën e fundit për ‘ET Canada’. “E urrej…

ShowBiz
Madonna nuk i dëgjon kurrë këngët e saj kur ushtron Fitness.
Pas 30 vjetësh karrierë, është e kuptueshme se mbretëresha e popit është lodhur duke i dëgjuar disa prej hiteve të saj më të famshme.
Dhe, ajo nuk turpërohet ta thotë këtë, siç e demonstroi edhe në intervistën e fundit për ‘ET Canada’.
“E urrej muzikën time. Sapo e lëshojnë atë, ju them menjëherë: ndaljani zërin”, thotë këngëtarja e njohur. Kur ushtron, Madonna preferon të dëgjojë artistë tjerë apo remiksin e disa prej këngëve të saj më të famshme.
– “Më pëlqejnë shumë remikset, sepse ia sjellin një kuptim të ri këngëve”, vazhdoi ajo.
Ylli i muzikës gjithmonë ka qenë e dashuruar pas Fitnessit sa që ka dashur të rrezikojë dhe të eksperimentojë, duke e hapur në vitin 2010 palestrën e parë, të quajtur ‘Hard Candy’, e inspiruar nga titulli i albumit të saj të vitit 2008.