Madonna e Beyonce mund të performojnë në Grammys

Spekulohet se yjet e muzikës, Madonna e Beyonce mund të performojnë në edicionin e 56’të të Grammy Awards. Sipas raportimeve, dy yjet e popit mund të jenë disa nga befasitë e këtij spektakli. Spekulimet për prezencën e tyre nisën pasi producenti i Grammys, Ken Ehrlich refuzoi ta konfirmonte apo përgënjeshtronte praninë e tyre në këtë…

ShowBiz

19/01/2014 18:05

Spekulohet se yjet e muzikës, Madonna e Beyonce mund të performojnë në edicionin e 56’të të Grammy Awards. Sipas raportimeve, dy yjet e popit mund të jenë disa nga befasitë e këtij spektakli.

Spekulimet për prezencën e tyre nisën pasi producenti i Grammys, Ken Ehrlich refuzoi ta konfirmonte apo përgënjeshtronte praninë e tyre në këtë ‘show’. Nuk ka dyshim se prezenca e Madonnas e Beyonces do ta bënte më madhështore këtë natë.

Në këtë spektakël është konfirmuar po ashtu pjesëmarrja e një numri të madh të performuesve si Daft Punk, Imagine Dragons, Stevie Wonder, Sir Paul McCartney, Taylor Swift, P!nk, Robin Thicke, Macklemore & Ryan Lewis, Lorde, Katy Perry etj. Grammy Awards do të mbahet më 26 janar në palestrën Staples Centre në Los Angeles.