Made in Chelsea

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se dëshiron të krijojë një strukturë të futbollistëve të prodhuar në klub, duke i shndërruar në yje si John Terry, Ashley Cole dhe Frank Lampard. I rikthyer në Stamford Bridge pas gjashtë vjetësh mungese, Mourinho ka folur për dëshirën e tij për krijimin e një trashëgimie. “Nuk është…

Sport

17/10/2013 18:27

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se dëshiron të krijojë një strukturë të futbollistëve të prodhuar në klub, duke i shndërruar në yje si John Terry, Ashley Cole dhe Frank Lampard.

I rikthyer në Stamford Bridge pas gjashtë vjetësh mungese, Mourinho ka folur për dëshirën e tij për krijimin e një trashëgimie.

“Nuk është me rëndësi vetëm të kemi futbollist britanikë, por të kemi futbollist ‘Made in Chelsea’. Pas tri ose katër vjetësh, nëse nuk kemi ndonjë anglez për t’i zëvendësuar futbollistët kryesorë si Lampard, që do të jetë 39-vjeç, ose John, 36, do të jetë shumë e tmerrshme”, deklaroi Mourinho gjatë një interviste për uebfaqen e të përditshmes britanike The Guardian.

“Andaj, jemi duke punuar rreth kësaj. Kemi disa futbollistë në huazime si Chalobah, dhe disa të tjerë që janë duke zhvilluar dhe punuar me ekipe U-21. Standardi i tyre është duke u përmirësuar”, u shpreh Special One.