Made in Barcelona

Barcelona e ka nisur mbarë sezonin e ri në La Ligë duke fituar katër dhe barazuar një nga pesë xhirot e para. Por, një tjetër fakt që e bënë klubin të ndihet krenar është se gjashtë nga 11 golat kanë ardhur nga La Masia.

Sport

27/09/2014 11:06

Barcelona është skuadër që tradicionalisht është bazuar në futbollistë të dalë nga akademia e famshme La Masia.

Dhe, trajneri i ri Luis Enrique është duke e vazhduar rrugëtimin e nisur shumë vite më parë duke angazhuar një numër të madh të futbollistëve të rritur në shtëpi. Madje, rezultati është mbresëlënës.

Nga 11 golat e realizuar pas pesë xhirosh në La Ligë, gjashtë mbajnë emrat e futbollistëve që kanë depërtuar nga La Masia.

Messi (3), Munir (1), Sandro (2) dhe Pedro (1) përbëjnë 63 për qind të shënimeve të gjigantit katalan në La Ligë.