MacShane: Raporti i Williamson e liron Hashim Thaçin nga akuzat

Ish – ministri britanik për Europë, Dennis MacShane ka thënë se raporti i publikuar të martën e liron tërësisht Hashim Thaçin nga akuzat. 

Lajme

30/07/2014 19:21

Sipas MacShane, raporti ka konfirmuar se disa figura të larta në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime të luftës dhe se duhet të ndiqen. MacShane ka thënë se kjo ka kohë që është pranuar në Kosovë dhe se Qeveria Thaçi ka bashkëpunuar përherë me Tribunalin e Hagës rreth dërgimit të njerëzve të akuzuar për hetim dhe gjykim.

Prokurori amerikan Clint Williamson, pas një hetimi trevjeçar ka konkluduar se Hashim Thaçi nuk ka qenë i përfshirë në vrasjen e të burgosurve serbë dhe në nxjerrjen e organeve të tyre.