Macron shpreh keqardhje për djegien e Notre Dame

21:08 | 15 Prill 2019

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se ndihet keq për incidentin e sontëm në katedralen Notre Dame në Paris.

Marcron përmes një postimi në Tëitter ka thënë se është i trishtuar që po e sheh këtë monument teksa digjet.

“Notre Dame është në flakë, ndaj dhembjen me gjithë francezët dhe katolikët si dhe të gjithë bashkëatdhetarët tanë. Jam i trishtuar teksa e shoh këtë pjesë të djegur”, ka shkruar Macron, përcjell lajmi.net.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet se si u përfshi kjo katedrale nga zjarri.

Ndërkohë sipas raportimeve të CNN, Notre Dame ende është duke u djegur pasi zjarri nuk po arrin të lokalizohet. /Lajmi.net/