Macron: Qëllimi i Ballkanit është të tërheqim të gjithë Rajonin në BE

15:00 | 5 Dhjetor 2019

Presidenti Emmanuel Macron në një deklaratë të tijën mbi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, shprehet se Franca nuk ka qenë kundra zgjerimit të mëtejshëm të Europës, por shton se nuk plotësohen ende kushtet dhe shpjegon arsyet.

“Mbi këtë çështje pranoj të marr rolin e të keqit edhe një herë më shumë. Nuk ishte Franca që është kundra zgjerimit të mëtejshëm të Europës, nuk më vjen mirë kur e dëgjoj këtë , ndaj marr përsipër të gjitha përgjegjësitë sepse mendoj se ne nuk jemi gati dhe kushtet nuk ishin përmbushur. Do të ju shpjegoj përse”, shprehet ai.

Ai vlerëson përpjekjet e kryera nga Maqedonia e Veriut, si dhe shprehet se përpara hapjeve të negociatave dëshiron që si fillim të reformojë procedurën e negociimit.

“Së pari mendoj se procedura e anëtarësimit në BE është një procedurë tejet burokratike, shumë konfuze dhe e palexueshme. E pakthyeshme por njëkohësisht e papërshtatshme për vendet në fazë negocimi. Pyesni serbët, a ndryshon jeta e tyre sa herë hapin një kapitull nga kapitulli I negociatave? Jo. Njoh plotësisht dhe qartësisht përpjekjet e bëra nga Maqedonia e Veriut, përfshirë edhe nderimin e emrit që ishte një gjest kurajoz. Por, përpara çdo hapje të re negociatash dëshiroj që fillimisht të reformojmë procedurën tonë të negociimit, e cila duhet të jetë individuale dhe e kthyeshme. Që të jetë më tepër politike e të mund të shoqërohet në fazën e paternitetit strategjik me investime direkte”, ka thënë Macron.

Macron shton se qëllimi i Ballkanit është të tërheq të gjithë rajonin në BE si dhe shton se Europa duhet të investojë në këto vende .

“Qëllimi për Ballkanin është të tërheqim të gjithë Rajonin në BE dhe e dimë që është sfida gjeopolitike që të evitojmë ndërhyrjen në këto vende apo vendin tonë. Ky ankorim kalon për disa nëpërmjet hapjes së negociatave, por kalon edhe përmes hapave të paternitetit strategjik të investimeve. Disa të tjerë thonë leri të hapen negociatat sepse e dimë që nuk do të ketë zgjerim, që do të thotë hapim negociata që nuk do të përfundon kurrë. Mendoj se është një gjë e keqe, nëse duam të ndryshojmë gjërat Europa duhet të investojë në këto vende”, shprehet Macron.

Presidenti mendon se duhet të hapet një paternitet strategjik shumë i fortë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë e të merren përsipër investime konkretë që do arrijnë të ndryshojnë jetën e këtyre popujve. Para çdo hapje të mundshme të negociatave duhet të reformohen këto procedura dhe më pas ai do të jetë i gatshëm të negocioj.

“Unë mendoj se gjërat nuk arrihen sepse thuhen, vlerësoj të gjitha përpjekjet nga Maqedonia e Veriut. Mendoj se në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapim një paternitet strategjik shumë të fortë, e të marrim përsipër investime konkrete që do të ndryshojnë jetën e këtyre popujve. Para çdo hapje të mundshme të negociatave duhet ta reforomojmë procedurën tonë për ta bërë individuale dhe të kthyeshme, shpresoj ta bëj këtë para samitit të Zagrebit. Mbi këto baza jam i gatshëm të negocioj”, thotë presidenti./tch