“Dhe, më lejoni t’ju them, ne jemi shumë të mirë me Evropën. Ne kujdesemi për të. NATO-ja shpenzon sasi të jashtëzakonshme, sasi jo proporcionale. Sa i përket tregtisë, Bashkimi Evropian me të vërtetë ka përfituar prej nesh për një kohë të gjatë”, shtoi Trump.
Macron kërkon sqarim nga Trump për qëndrimin e tij ndaj BE-së
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që "të qartësojë qëndrimin e tij" sa i përket Bashkimit Evropian.
Bota
“Ajo çfarë është e sigurt është se ne i kemi disa paqartësi, sidomos kur shikojmë pozicionin e Trumpit në lidhje me Brexit-in dhe faktin që ai promovon një Brexit pa marrëveshje”, tha Macron në një intervistë për gazetën New Yorker.
“Unë mendoj se ai duhet ta sqarojë qëndrimin e tij kundrejt Evropës”, tha Macron.
Intervista u realizua një muaj pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në të cilat partia e Macronit ka dalë e dyta në Francë, pas partisë së ekstremit të djathtë të Marine Le Penit.
“Ajo çfarë është e re në shkallë evropiane është se rritja e ekstremizmit, sidomos nga e djathta ekstreme, është kudo”, tha Macron kur u pyet për rezultatin.
Në një intervistë për NBC-në që u transmetua gjatë fundjavës, Trump u pyet në lidhje me përpjekjet e evropianëve për të mbajtur gjallë marrëveshjen bërthamore me Iranin, nga e cila Trump është tërhequr.
“Nuk më intereson për evropianët. Evropianët po bëjnë shumë para. Evropianët janë mirë”, tha Trump.