Macron e Vuçiq me deklaratë të përbashkët, flasin edhe për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd, miratuan një deklaratë të përbashkët në të cilën ata konfirmuan një angazhim të përbashkët për vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut.

Lajme

18/07/2019 18:13

Në deklaratën e tyre të përbashkët gjithashtu thuhet se pranimi i Serbisë në BE përfaqëson qëllimin e përbashkët strategjik dhe shpreh dëshirën për t’u krijuar shumë shpejt kushtet për rifillimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Emanuel Macron qëndroi për vizitë në Serbi 2 ditë, më 15 dhe 16 korrik, me ftesë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Gjatë kësaj vizite, të dy liderët kanë konfirmuar angazhim të përbashkët për vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe multi-lateralizimin dhe ata gjithashtu kanë shprehur gatishmërië e tyre për të kontribuar në paqe, prosperitet dhe stabilitet në Evropë e botë.

Përveç reformat e nevojshme ekonomike, në të cilën Serbia tregon përparim të rëndësishëm, të dy shtetarët theksuan nevojën për përpjekje më të mëdha në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore, forcimin e institucioneve demokratike dhe reformën e administratës publike.

Ata ranë dakord që mosmarrëveshjet dypalëshe të zgjidhen nëpërmjet negociatave dypalëshe, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me mirëbesim.

Me rastin e shënimit të 180-vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe Serbisë, të dy shtetasit ranë dakord të vazhdojnë të zbatojnë Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik dhe Bashkëpunimit, të nënshkruar nga Qeveria e Francës dhe ajo e Serbisë më 8 prill 2011.

Për këtë qëllim, ata vendosën të vazhdojnë dialogun politik të nivelit të lartë, për të forcuar bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, për të nxitur shkëmbimin kulturor dhe Frankofoninë, për të punuar së bashku për integrimin e Serbisë në BE dhe për të zhvilluar një shkëmbim ekonomik, veçanërisht në fushën e inovacionit. /Lajmi.net