Macron: Bashkë me Merkelin, do të organizojmë një takim mes Kosovës e Serbisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron po qëndron për vizitë dy ditore në Beograd.

Lajme

15/07/2019 19:00

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pas bisedës që zhvilloi me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, ka thënë se i është lutur presidentin francez që ta na ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiq ka shtuar se ky ka qenë një prej takimeve më të gjata që ka zhvilluar deri më tani me liderë botërorë, shkruan B92 transmeton lajmi.net.

“Kam thënë të vërtetën dhe e kam lutur që Franca të na ndihmojë në rrugën evropiane dhe në zgjidhjen e krizës së Kosovës”, ka thënë Vuçiqi, duke kujtuar se biseda me të ishte e hapur dhe e sinqertë.

Në anën tjetër, presidenti francez, Macron theksoi se do të organizojë një takim mes liderëve të Kosovës dhe të Serbisë, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Ishim shumë të sinqertë në takim. Unë do të organizoj një takim me ju, me kryeministren serbe, me udhëheqësinë e Kosovës dhe me kancelaren Merkel. Franca dëshiron që të arrihet marrëveshja. Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe dëshirojmë kjo të kthehet në realitet”, ka deklaruar Macron. /Lajmi.net/