Maçoku i shurdhër jep parashikimin e parë për Kupën e Botës

“Achilles” për ndeshjen e nesërme të grupit A, Rusi – Arabi Saudite, ka përzgjedhur përfaqësuesen nikoqire të Rusisë, si fituese e kësaj përballjeje.

Sport

13/06/2018 17:27

Parashikimet e Oktapodit “Paul” gjatë Botërorit të vitit 2010, i bënë parashikimet nga kafshë orakull shumë të popullarizuara, saqë edhe për Kampionatin Botëror në Rusi, u caktua një i tillë, por këtë herë ishte maçoku i shurdhër “Achilles”.

E derisa jemi në pritje të hapjes së Kupës së Botës në Rusi ditën e nesërme, ku do të zhvillohet edhe ndeshja e parë Rusia – Arabia Saudite, maçoku “Achilles” ka bërë edhe parashikimin e parë për këtë Botëror.

“Achilles” për ndeshjen e nesërme të grupit A, Rusi – Arabi Saudite, ka përzgjedhur përfaqësuesen nikoqire të Rusisë, si fituese e kësaj përballjeje.

Mbetet të shihet nesër, a ka qenë i saktë parashikimi i parë për Botërorin “Rusia 2018” i maçokut orakull me emrin “Achilles”.