“Ma reper se ti është Lori”, çfarë po ndodh mes Capital T dhe Mozzik?

Duket se ka 'krisje' të raporteve mes Capital T dhe Mozzik.

ShowBiz

02/12/2020 15:45

Reperi Capital T para pak ditësh bëri një ‘freestyle’ në emisionin “Gjoni Black”, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera, ai në vargjet e këngës tha “Ma reper se ti është Lori”, duke aluduar të gjithë se ishte ‘diss’ për Mozzik.

Se a kishte të bëjë ajo fjali me Mozzikun ende nuk dihet, por veprimi i këtij të fundit tregon shumë.

Në një postim në Instagram, Mozzik shkroi “Hustle baby Hustle”, gjë që u mor si kundërpërgjigje për Capitalin.

Ndërsa, Loredana më nuk e ka në listën e ndjekësve Capitalin, teksa ky i fundit nuk e ndjek më Mozzikun. /Lajmi.net/